Gjiganti anglez ka shprehur interesim në yllin e Marseille.
Liverpooli është duke e monitoruar situatën e yllit të Marseille Boubacar Kamara, raporton “Calcio Mercato”.
Klubi francez dëshiron që të përfitoj një dëmshpërblim nga kampionët e Anglisë këtë verë, pasi që nga sezoni i ardhshëm lojtari mund të transferohet me parametra zero, përcjell KosovaPress.
21 vjeçari mund të luaj në shumë pozita, si mesfushor shkatërrues, qendërmbrojtës dhe mbrojtës i krahut të majtë, dhe momentalisht vlerësohet rreth 30 milionë euro nga klubi i tij Marseille.
Këtë sezon, Kamara ka arritur të bëjë 24 paraqitje në Ligën 1 të Francës, duke regjistruar vetëm një asistim për skuadrën e Marseille.
1 Koment
Komentet janë të mbyllura.