Liverpool me mungesa të shumta kundër Milanit

Liverpool me mungesa të shumta kundër Milanit

Sonte me fillim nga ora 21:00 do të zhvillohet derbi në stadiumin “San Siro” mes Milanit dhe Liverpoolit, ndeshje kjo e vlefshme për xhiron e gjashtë të fazës së grupeve në Ligën e Kampionëve.

Gjigandi anglez veçse ka siguruar kualifikimin për në fazën e eliminatoreve, kurse Milani do të shpresojë që fati të jetë në anën tij dhe të korrë fitore sot, për të mbajtur gjallë shpresat për kualifikim tutje, përcjell KosovaPress.

Pasi që ka siguruar eliminatoret, Jurgen Klopp ka vendosur që mos të përfshijë në skuadër disa yje, me pretekstin për t’i evituar dëmtimet e mundshme.

Mungesat e vërejtura që nuk kanë udhëtuar me skuadrën janë mbrojtësi Virgil Van Dijk, dy mesfushorët Jordan Henderson e Thiago, dhe sulmuesi portugez Diogo Jota.

Klopp ka vendosur që t’i pushojë këta lojtarë, ndërsa në skuadër ka ftuar fytyra të reja si portierin Davies, mbrojtësin e krahut Bradley dhe mesfushorët Morton dhe Dixon-Bonner.


Lojtarët e Liverpoolit që kanë udhëtuar drejt Milanos i gjeni më poshtë.

Portierët: Alisson, Kelleher, Davies

Mbrojtësit: Matip, Konate, Gomez, Phillips, Alexander-Arnold, Robertson, Tsimikas, Williams, Bradley

Mesfushorët: Fabinho, Keita, Oxlade-Chamberlain, Morton, Dixon-Bonner

Sulmuesit: Salah, Mane, Origi, Minamino

Lexo edhe

Video