Liverpool identifikon mbrojtësin e Brighton si zgjidhje e problemeve në repartin e mbrojtjes

Liverpool identifikon mbrojtësin e Brighton si zgjidhje e problemeve në repartin e mbrojtjes

Liverpool kanë identifikuar Ben White si zgjidhje të problemeve në repartin e mbrojtjes, por nuk do të bëjnë lëvizje deri në verë kur edhe hapet afati i transferimeve, raporton Liverpool Echo.

“Të Kuqtë” spekulohet se e kanë bërë White synimin kryesor të transferimeve, edhe nëse vendosin që mos të bëjnë lëvizje për të këtë janar, përcjell KosovaPress.


Një seri e gjatë e lëndimeve në repartin e mbrojtjes, me Van Dijk, Gomez dhe Matip të gjithë të lënduar, e kanë detyruar Klopp të bëjë rotacione në skuadër, ku mesfushorët Fabinho dhe Henderson janë në rolin e mbrojtësve, dhe si duket një transferim i një mbrojtësi është i detyrueshëm për Jurgen Klopp.

Por në shumë intervista për mediat angleze, tekniku gjerman ka thënë që nuk do të bëjnë zgjidhje të shpejta të pamenduara, pasi që nuk e kanë këtë luks shkaku i pandemisë COVID-19.

White vlerësohet rreth 50 milionë euro nga Brighton, dhe pritet të shihet se a do të vendosë Liverpooli për transferimin e tij apo do të shikojnë opsione të tjera më të lira.

Lexo edhe

Video

1 Koment

Komentet janë të mbyllura.

error: