Liverpool dhe Southampton publikojnë formacionet zyrtare, starton Armando Broja

Liverpool dhe Southampton publikojnë formacionet zyrtare, starton Armando Broja

Me fillim nga ora 16:00 do të fillojë ndeshja më interesante e programit të sotëm të Premier Ligës angleze, ku në stadiumin “Anfield Road” gjigandi anglez Liverpool pret në shtëpi Southamptonin.

Në xhiron e fundit, Liverpooli shënoi fitore me rezultat të thellë 4:0 kundër Arsenalit, kurse Southamptoni u mposht me rezultat të ngushtë 2:1 nga Norwich City, përcjell KosovaPress.

Momentalisht, pas 12 ndeshjeve të zhvilluara, Liverpooli zë vendin e tretë në tabelë me gjithsej 25 pikë, krahas 14 sosh sa ka arkëtuar Southampton në vendin e 13.

Sa i përket ndeshjes së sotme, te të dy skuadrat do të ketë mungesa të lojtarëve, ku për Liverpoolin nuk do të paraqiten Elliot, Firmino, Gomez, Jones dhe Keita, kurse te Southampton nuk do të paraqiten Armstrong dhe Stephens.


Tanimë të dy trajnerët kanë publikuar formacionet me të cilat do ta fillojnë këtë ndeshje, dhe ato zyrtare i gjeni më poshtë.

Liverpool (4-3-3):

Southampton (3-4-3):

Lexo edhe

Video