Lajme   Biznes   Sport   Covid-19   Video   Kulturë   Magazina   Ngjarje

Lituania refuzon ekstradimin e Svetlana Tikhanovska në Bjellorusi

Lituania refuzon ekstradimin e Svetlana Tikhanovska në Bjellorusi

Lituania refuzoi sot kërkesën e Bjellorusisë për ekstradimin e lideres opozitare, Svetlana Tikhanovskaya, të cilën Minsk e akuzon për organizimin e protestave të dhunshme.

Ministri i Jashtëm lituanez Gabrielius Landsbergis tha se në vendin e tij, njerëzit që kërkojnë azil “mund të ndjehen të sigurt dhe se askush nuk do të ekstradohet për shkak të luftës së tyre për demokraci, liri të fjalës ose liri të fesë”, raporton AP.


Tikhanovska, e cila fitoi 10 për qind të votave në zgjedhjet presidenciale në Bjellorusi, refuzoi të njohë fitoren e Alexander Lukashenko, pas së cilës opozita organizoi disa muaj protesta në Bjellorusi.

Bjellorusia kërkoi ekstradimin e saj të martën me akuzat e organizimit të trazirave të dhunshme. Ekipi i saj hodhi poshtë ato akuza, duke deklaruar se ajo gjithmonë mbështeste vetëm protestat paqësore.

Lexo edhe

Video

1 Koment

Komentet janë të mbyllura.

error: