Lista Serbe nuk do të pengojë formimin e Qeverisë Kurti

Lista Serbe nuk do të pengojë formimin e Qeverisë Kurti

Lista Serbe pas takimit të sotëm me mandatarin për formimin e qeverisë Albin Kurti, ka bërë të ditur se nuk do të jetë pengesë për formimin e saj, por nuk ka dashur të spekulojë nëse do të jetë pjesë e këtij koalicioni, duke kërkuar që në qeverinë e ardhshme të kenë edhe ministrinë e 13-të.

Kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq, në një konferencë për media pas takimit me Albin Kurtin, ka sqaruar pozicionet e Listës Serbe sa i përket koalicionit të mundshëm qeverisës mes VV-së dhe LDK-së, duke thënë se sa i përket partisë që ai drejton nuk do të ketë asnjë pengesë.


Ai nuk ka dashur të spekulojë nëse Lista Serbe do të jetë pjesë e koalicionit qeverisës mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës.

E lidhur me formimin e koalicionit qeverisë, Delibor Jevtiq nga Lista Serbe tha se kjo çështje iu takon pikërisht VV dhe LDK-së për të marrë hapat e ardhshëm në këtë drejtim, derisa serbëve duhet t’iu takojë edhe një ministri.

 

Lexo edhe

Video