Lista serbe: Edhe kur skadon afati mund të zgjasim validetetin e targave KM

Lista serbe: Edhe kur skadon afati mund të zgjasim validetetin e targave KM

Lista serbe ka reaguar sot pas arritjes së marrëveshjes Kosovë-Serbi për targat, duke thënë se të gjithë pronarët e automjeteve me targa KM do të mund të funksionojnë normalisht dhe kur të skadojë regjistrimi i tyre ekzistues do të mund të zgjasin vlefshmërinë e regjistrimit.

Lista serbe thotë se targat ekzistuese mbeten dhe do të mund të zgjaten, ndërkaq të reja nuk do të lëshohen tani për tani.

Njoftimi i plotë:


Lista Serbe mirëpret marrëveshjen e arritur në Bruksel, duke konfirmuar se targat KM mbeten në përdorim, se askush nuk do t’i heqë dhe do t’u shqiptohen gjoba qytetarëve tanë që posedojnë automjete me targa KM.

Duam të informojmë qytetarët se të gjithë pronarët e automjeteve me targa KM do të mund të funksionojnë normalisht dhe kur të skadojë regjistrimi i tyre ekzistues do të mund të zgjasin vlefshmërinë e regjistrimit të KM si më parë.

Prandaj, të gjithë pronarët e automjeteve me targa KM do të mund të përdorin dhe zgjasin regjistrimin për automjetet me targa KM pa ndërprerje. Targat ekzistuese mbeten dhe do të mund të zgjaten dhe të reja nuk do të lëshohen tani për tani.

Lexo edhe

Video