Dhjetë deputetë të Listës Serbe kanë dorëzuar të hënën dorëheqje të parevokueshme në Kuvendin e Kosovës.
Këtë e ka konfirmuar Drejtoria për media dhe marrëdhënie me publikun e Kuvendit të Kosovës.
“Njoftojmë se 10 deputetë të Kuvendit të Republikës së Kosovës nga subjekti politik parlamentar Lista serbe, kanë dorëzuar dorëheqje të parevokueshme”, thuhet në njofitm.
Largimi i serbëve nga institucionet e Kosovës pasoi pas suspendimit të drejtorit të Policisë në veri të Mitrovicës.
Ky i fundit refuzoi të zbatonte vendimin e Qeverisë së Kosovës për targat, duke mos lëshuar fletëqortime për serbët e Kosovës që nuk i konvertojnë targat ilegale në ato të Republikës së Kosovës.
KosovaPress sot ka raportuar edhe për policë serbë të cilët po dorëzojnë armët dhe uniformat në stacionin e policisë në veri të Mitrovicës, ndërkohë që njëjtë pritet të bëjnë edhe ata të komunave tjera me shumicë serbe.