Lista Serbe: Do ta shqyrtojmë pjesëmarrjen në zgjedhjet e 17 tetorit

Lista Serbe: Do ta shqyrtojmë pjesëmarrjen në zgjedhjet e 17 tetorit

Lista Serbe ka reaguar pas konfirmimit të dënimit ndaj Ivan Todosijeviq për mohim të masakrës në Reçak, e cila u krye nga forcat serbe.

Gjykata e Apelit i ka konfirmuar dënimin prej dy vjet heqje lirie ish-ministrit të MAPL-së, për shkak se kishte deklaruar se masakra në Reçak është “trillim”.


Në reagimin e saj, Lista Serbe ka bërë të ditur se do ta shqyrtojë pjesëmarrjen në zgjedhjet komunale të 17 tetorit dhe se për këtë do të konsultohen me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

“Duke sjell në mendje që Prishtina në vazhdimësi shkel marrëveshjet e Brukselit në dëm të serbëve, të cilat janë pranuar nga Mitrovica e Veriut, Leposaviqi, Zubin Potoku dhe Zveçani, si garantues të të drejtave të serbëve, e në bazë të të cilave janë mbajtur zgjedhje, Lista Serbe do të zhvillojë konsultime me presidentin Vuçiq. Do të konsultohemi nëse do të marrim pjesë në zgjedhjet e ardhshme”, thuhet ndër tjera në një postim në Facebook.

Lexo edhe

Video