Lista Serbe deklarohet rreth kthimit të deputetëve të saj të rinj në Kuvend

Lista Serbe deklarohet rreth kthimit të deputetëve të saj të rinj në Kuvend

Lista Serbe përmes një komunikate për media është deklaruar rreth kthimit të deputetëve të saj të rinj në Kuvend pasi që deputetët e mëhershëm të kësaj partie ishin larguar në shenjë proteste ndaj vendimit të Qeverisë së Kosovës për targat ilegale të lëshuara nga Serbia.


Në komunikatë thuhet se sot në Kuvend nëntë përfaqësues të Listës Serbe verifikuan teknikisht mandatet e tyre dhe menjëherë u larguan nga seanca e Kuvendit.

“Vendimi i sotëm strategjik pengoi më drejtpërdrejt realizimin e planit të Albin Kurtit dhe bashkëkombësve të tij serbë për ndryshimin e kushtetutës dhe ligjeve që garantojnë të drejtat e popullit serb në Kosovë. Synimi i Kurtit dhe Rada Trajkoviqit, si dhe i të tjerëve si ajo, ishte që të votonin ndryshimet kushtetuese që do të çonin në shfuqizimin e komunave serbe, marrjen e pronave nga Kisha Ortodokse Serbe, heqjen e gjuhës serbe, e drejta e përfaqësimit në institucione etj. Theksojmë se ky vendim strategjik dhe politik në asnjë mënyrë nuk do ta ndalë procesin e largimit nga institucionet e Kosovës në veri të Kosovës, me çka mbyllen të gjitha institucionet e Kosovës në atë territor dhe si kundërpërgjigje ndaj shkeljes së marrëveshjes së Brukselit, keqtrajtimi i popullit serb dhe shkelja e të gjitha të drejtave të njeriut”, thuhet në komunikatë.

Lexo edhe

Video