Lista Guxo pritet të formalizohet muajin e ardhshëm

Lista Guxo pritet të formalizohet muajin e ardhshëm

Faton Peci, nga Lista Guxo, ka thënë se kjo listë do të formalizohet gjatë muajit shkurt.

Peci këtë deklaratë e ka bërë në emisionin “Desku” të KTV-së, duke thënë se planifikohet që të kryhen të gjitha procedurat e nevojshme dhe pas gjashtë muajsh të mbahet edhe Kuvendi zgjedhor i partisë.


“Lista Guxo do të formalizohet gjatë muajit shkurt, ne aplikojmë për formalizim pastaj është një afat 30 ditor kur do të jemi edhe formalisht si subjekt politik dhe mandej do të ndjekim procedurat. Ne kemi një pjesë të konsolidimit në shumicën e qyteteve kryesore të Kosovës, mirëpo gjatë gjashtë mujorit pas shkurtit synojmë një konsolidim më masiv, duke organizuar kuvende zgjedhore në shumicën e komunave, duke e finalizuar me një kuvend zgjedhor pas gjashtë muajsh”, ka thënë Peci.

Ai ka shtuar se janë duke punuar intensivisht në platformën politike por edhe në statusin dhe rregullat e brendshme.

Lista Guxo, sipas tij, do të mbetet ideologjikisht e djathtë.

Lexo edhe

Video