Lirohen personat që vendosën arkivolin para Kuvendit

Lirohen personat që vendosën arkivolin para Kuvendit

Katër aktivistë të Aleancës të të Rinjve të Kosovës, të ndaluar nga policia, për shkak të një aksioni simbolik para Kuvendit, janë liruar pas intervistimit në stacionin Qendra.

Aktivistët e Aleancës të të Rinjve të Kosovës vendosën sot   para Kuvendit të Kosovës një arkivol në shenjë revolte ndaj paralajmërimeve të Qeverisë Kurti për heqjen e taksës ndaj mallrave serbe.


Intervistimi  i tyre dhe largimi i arkivolit është bërë me urdhër të  Prokurorit të Shtetit, njofton Policia e Kosovës.

Personat janë intervistuar në cilësinë e dëshmitarëve, ndërsa arkivoli pas ekzaminimit nga ana e njësiteve kompetente është larguar nga vendi i ngjarjes.

Lexo edhe

Video