Lirohen aktivistet Neri Ferizi dhe Anita Mjeku

Lirohen aktivistet Neri Ferizi dhe Anita Mjeku

Gjykata Themelore në Prishtinë, sot vendosi t’i lirojë dy aktivistet Neri Ferizi dhe Anita Mjeku, të arrestuara në protestën e 1 dhjetorit në kundërshtim të vrasjes së grave.

Kështu informoi Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist, sipas të cilit, arrestimi i aktivisteve ishte jolegjitim.


 “Arrestimi i tyre i panevojshëm dhe jolegjitim, veç sa na jep forcë për të vazhduar dhe zgjeruar rezistencën tonë të drejtë në kërkim të sigurisë dhe lirisë për të gjitha vajzat dhe gratë në Kosovë.”, u bë e ditur në njoftim.

Lidhur me arrestimin e aktivisteve, ministrja Albulena Haxhiu, u shpreh se aktivistët kanë të drejtat dhe liritë e plota qytetare për të protestuar ndaj çdo institucioni.

Lexo edhe

Video