Lirohen aktivistët e arrestuar të PSD-së gjatë protestës ndaj Trendafilovës
Lexohet për: 2 min.
403389285_310996708528948_3105974424219479718_n
1 vit më parë
Linku u kopjua

Gjashtë aktivistët e Partisë Socialdemokrate (PSD), përfshirë kryetarin e kësaj partie Dardan Molliqaj, janë liruar sot.

Ata janë arrestuar gjatë protestës së PSD-së më 29 nëntor 2023, kundër vizitës së kryetares së Dhomave të Specializuara Ekaterina Trendafilova në Prishtinë.

Dhunë dhe arrestime, gjithçka çka ndodhi në protestën e PSD-së kundër Trendafilovës - KosovaPress

Lajmi për lirimin e tyre është bërë i ditur nga vetë kryetari i PSD-së në një postim në Facebook.

“Unë, Zgjimi, Noli, Agroni, Korabi e Genti sapo u liruam. Dhuna jo-proporcionale e policore u pa. Ajo nuk ka justifikim. Duke u munduar t'i dëshmohen kryetares së gjykatës, u vendosëm padrejtësisht në mbajtje dhe ngarkohemi për gjëra të paqena. Këtë e di Gjykata, por qëllimi ishte që ne të izoloheshim për sa kohë që  Trendafilova është në Kosovë. Kjo nuk ka lidhje me drejtësi”, ka shkruar Molliqaj.

Ai ka akuzuar Gjykatën në Hagë se “sa më tepër që po mundohet ta rregullojë imazhin, aq më tepër po del në pah sa politike dhe antiUÇK”.

“E vërteta nuk lejon makiazhin. Maskë nuk ka më. Ajo u pa. Ju faleminderit shumë për mbështetjen e treguar”, përfundon postimi i Molliqajt.

Protesta kundër Trendafilova, 48 orë ndalim për aktivistët e arrestuar të PSD-së - KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025