Liria shumë e fortë për Dritën, e eliminon nga Kupa e Kosovës

Liria shumë e fortë për Dritën, e eliminon nga Kupa e Kosovës

Ka përfunduar ndeshja tejet interesante mes skuadrës së Dritës dhe asaj të Lirisë, ku kjo e fundit ka siguruar biletën për raundin e radhës në Kupën e Kosovës.

Pas plot 90’ minutave lojë të zhvilluara në stadiumin ndihmës në Gjilan, Liria e ka befasuar Dritën duke e mposhtur me rezultat të ngushtë 2:1, kështu edhe duke e eliminuar nga Kupa e Kosovës, raporton KosovaPress.

Fillimisht, rezultatin i pari e zhbllokoi Prins Tjiueza, i cili kaloi Lirinë në avantazh prej 1:0 qysh në minutën e 3’ të ndeshjes.


Drita arriti të kundërpërgjigjet, ku e gjeti golin e barazimit përmes Marko Simonovskit, i cili barazon shifrat në 1:1 në minutën e 32’ të ndeshjes.

Kur shihej se ndeshja ishte drejt fundit me barazim, Liria arrin ta gjejë golin e fitores, ku Ardit Topallaj shënon në minutën e 90’ për ta vulosur fitoren e prizrenasve me rezultat 2:1.

Ndeshja mbyllet 2:1 në favor të Lirisë, ku kjo e fundit e eliminon Dritën nga Kupa e Kosovës.  

Lexo edhe

Video