Lipjanit i konfirmohet edhe një herë si top komuna më transparente në Kosovë

Lipjanit i konfirmohet edhe një herë si top komuna më transparente në Kosovë

Sipas Transparometrit Komunal, për nivelin e transparencës së 38 komunave të Kosovës për periudhën janar – qershor 2021, të publikuar sot nga KDI Komuna e Lipjanit ka treguar transparencë të lartë në të gjithë indikatorët matës që ishin 48 dhe renditet e dyta në nivel vendi.

Kryetari Imri Ahmeti është shprehur i lumtur që KDI konfirmon edhe një herë që Komuna e Lipjanit mbetet komuna me transparencë të lartë nënivel vendi.


“Ndihem mirë kur vlerësohemi për transparencë dhe llogaridhënie, sot Komuna e Lipjanit është renditur si top komuna në transparencë në nivel vendi, por ndihem jashtëzakonisht mirë që zotimin tonë për trasnparencë e llogaridhënie të plotë po e zbatojmë edhe në praktikë”, ka thënë ndër të tjera kryetari Ahmeti, duke falenderuar edhe bashkëpunimin e ngushtë me qytetarët lipjanas.

Lexo edhe

Video

error: