Lipjani përzgjedhet nga AQH si komuna e parë model për realizimin e projektit Qendrat e Demonstrimit në shëndetësinë e Lipjanit

Lipjani përzgjedhet nga AQH si komuna e parë model për realizimin e projektit Qendrat e Demonstrimit në shëndetësinë e Lipjanit

Kryetari i Komunës Imri Ahmeti së bashku me drejtoreshën e Shëndetësisë dhe Përkujdesjes Sociale Merita Bytyqi dhe drejtorin e QKMF-së Agim Krasniqi sot kanë pritur përfaqësuesit e AQH të udhëhequr nga Nicu Fota, shef i projektit Kujdesi Shëndetësor i Qasshëm dhe Cilësor.

Temë diskutimi i këtij takimi ishte bashkëpunimi në realizimit të projektit Qendrat e Demonstrimit në Komunën e Lipjanit.


Shefi i projektit të Kujdesit Shëndetësor i Qasshëm dhe Cilësor Nicu Fota, ka njoftuar Kryetarin Ahmeti se Komuna e Lipjanit është përzgjedhur e para  nga AQH si model për implementimin e këtij projekti pas plotësimit të disa kritereve caktuara e ndër të cilat ishte edhe bashkëpunimi i mirëfilltë motivues si dhe përkushtimi i Komunës së Lipjanit ndaj shëndetësisë dhe investimet e bëra në këtë fushë deri më tani.

Ndërsa Kryetari Imri Ahmeti ka falënderuar përfaqësuesit e AQH për bashkëpunimin e AQH me Komunën e Lipjanit si dhe ka shprehur gatishmërinë e tij institucionale për realizimin e këtij projekti  të rëndësishëm.

Kryetari Ahmeti,  po ashtu ka theksuar se për qytetarët e Lipjanit është shumë domethënëse të jetë komuna e parë dhe model e një Qendre Demonstruese për shërbime të integruara të qasshme dhe sa më cilësore të shëndetësisë në Komunën e Lipjanit.

Lexo edhe

Video