Lionel Messi refuzon rinovimin, do të largohet nga Barcelona

Lionel Messi refuzon rinovimin, do të largohet nga Barcelona

Lionel Messi nuk do të rinovojë kontratën me Barcelonën pasi në vitin 2021 kur t’i përfundojë marrëveshja do të largohet me parametër zero.

Është kjo dëshira e yllit argjentinas i cili kur të ketë mbushur 34-vjeç do të kërkojë të provojë një eksperiencë të re.


Sipas programit El Larguero në Cadena Ser, drejtuesit e Barcelonës i kanë ofruar një kontratë të re deri në vitin 2023 6-herë fituesit të Topit të Artë, por Messi tashmë e ka ndarë mendjen dhe ka vendosur të respektojë kontratën aktuale me Barçën për t’u larguar pas një viti me 0 euro.

Për momentin Manchester City  i Pep Guardiolës është klubi që ka shfaqur më shumë interes për argjentinasin, por e ardhmja e tij nuk dihet ende se në cilën skuadër do të jetë.

Edhe Interi me pronarët e rinj kinezë po shfaq interes të vazhdueshëm dhe është i gatshëm ta bëjë një tentativë për të transferuar Messin në San Siro për t’iu kundërpërgjigjur Juves që 2 vite më parë transferoi në Torino Cristiano Ronaldon.

Lexo edhe

Video

error: