Linja e re e Samsung Neo QLED 8K ndryshon mënyrën e përdorimit dhe perceptimit të funksioneve të televizorit

Linja e re e Samsung Neo QLED 8K ndryshon mënyrën e përdorimit dhe perceptimit të funksioneve të televizorit

Nëse më parë televizori ka qenë thjesht një pajisje e madhe në krye të dhomës së ndenjjes, përmes të cilit informoheshim dhe shikonim programet tona të preferuara në kohën e lirë, tani gjërat kanë ndryshuar.

Përmes ekranit të televizorit mund të bëjmë shumë më shumë. Është lideri i industrisë së elektro-shtëpiakeve e jo vetëm, Samsung Electronics, ai që ka ndryshuar ‘lojën’.

Modelet e fundit të televizorëve Neo QLED 8K janë një central i fuqishëm, që jo vetëm do të ndryshojnë mënyrën sesi ne shohim televizor, por edhe funksionet e këtij të fundit.

Figurë kinematografike nga komoditeti i shtëpisë suaj

Pavarësisht nëse po shikoni një film apo një festival muzikor, ndriçimi i duhur është çelësi për t’u zhytur në një përvojë argëtuese. Televizorët e rinj Neo QLED 8K janë përmirësuar për të sjellë përvojën e ekranit të madh në një nivel tjetër.

Procesori më i fundit, Neural Quantum 8K, ka 20 rrjete të pavarura të inteligjencës artificiale, ku secili prej tyre analizon karakteristikat e përmbajtjes dhe cilësinë e figurës.

Quantum Matrix Technology Pro sjell një reduktim masiv të cilësisë së keqe në figurë, falë dritave të vogla inovative LED Quantum Mini që kontrollojnë dritën për të përmirësuar performancën e ngjyrës së zezë të thellë.


Gjithashtu, teknologjia Quantum HDR 64x kap detajet më të vogla në zona si të ndriçuara ashtu edhe të errëta për të shfaqur cilësi të vërtetë figure HDR 10+ pikërisht siç e kishte parashikuar regjisori. Gjithashtu, modelet e reja Neo QLED janë zbukuruar me një miliard nuanca të sakta dhe vëllim 100% të ngjyrave, të cilat me ndihmën e teknologjisë Quantum Dot, ju lejojnë të përjetoni botën në ngjyrat e saj nga komoditeti i shtëpisë tuaj.

Zëri gjithashtu nuk do tingëllojë më njësoj. Teknologjia e tingullit SpaceFit analizon mjedisin e dhomës dhe më pas rregullon automatikisht zërin e televizorit në cilësimet e tij optimale. Për më tepër, teknologjia Object Tracking Sound Pro (OTS Pro) siguron që tingulli të ndjekë veprimin, që do të thotë që ju mund të dëgjoni tingullin aty ku zhvillohet veprimi. Samsung po prezanton gjithashtu wireless Dolby Atmos në televizorët e tij Neo QLED 4K dhe 8K – kjo do të thotë cilësi e pacënuar audio dhe pa rrëmujën e kabllove HDMI.

Fuqizoni jetën tuaj të përditshme

Falë opsioneve të shumta Smart TV ju mund të punoni, luani dhe argëtoheni nga rehatia e shtëpisë tuaj përmes ekranit të Neo QLED. Mundësia për të bërë video calls dhe të pasurit kompjuterin tuaj në televizor do t’jua bëjë më të lehtë të organizoni zyrën nga shtëpia dhe të bashkëveproni me kolegët tuaj. Modelet e reja Neo QLED ju lejojnë të përdorni shpejt dhe lehtësisht skedarët e zyrës nga shtëpia me madhësinë e shikimit dhe cilësinë e QLED. 

Kur vjen koha për t’u argëtuar, modelet e reja Samsung NEO QLED ofrojnë një sërë veçorish të dedikuara për t’i bërë këto pajisje edhe më të përsosura. Deri më tani, të gjithë jemi shumë të vetëdijshëm se teknologjia e Samsung është shumë miqësore për lojtarët.

Super Ultrawide GameView ofron një pamje të gjerë duke përfshirë raportet e pamjes si monitorët e lojrave 21:9 dhe 32:9 dhe me Game Bar-i i përmirësuar kontrollon në çast përmirësimet e lojërave dhe statistikat në kohë reale.

Për të pasionuarit pas mirëqenies e fitness-it, Neo QLED ju mundëson gjithashtu të krijoni një rutinë të shëndetshme jetese. Samsung Health ofron një librari të mrekullueshme me përmbajtjet më të mira të stërvitjes në shtëpi që fillojnë nga meditimi e deri te rutina e stërvitjes intensive. Mund ta shikoni veten duke bërë ushtrime në të njëjtën kohë me trajnerin tuaj përmes kamerës së hollë të lidhur me Neo QLED.

Për më shumë informacion rreth televizorëve të rinj Samsung Neo QLED 8K, viztoni: https://www.samsung.com/al/tvs/qled-tv/highlights/

Lexo edhe

Video