Kompania ajrore e Azerbajxhanit tha se rezultatet paraprake të një hetimi për rrëzimin e avionit të saj në Kazakistan më 25 dhjetor kanë fajësuar "ndërhyrje të jashtme fizike dhe teknike".
Tridhjetë e tetë njerëz vdiqën kur avioni Embraer u rrëzua duke shpërthyer në flakë tri kilometra larg pistës në aeroportin Aktau. Avioni fillimisht kishte tentuar të ulej në aeroportin e Groznit në Rusinë jugore, por dëshmitarët kanë folur për një shpërthim përpara se të devijohej përtej Detit Kaspik në Kazakistan.
“Dronët luftarakë ukrainas po nisnin sulme terroriste në infrastrukturën civile në qytetet Grozny dhe Vladikavkaz”, tha Dmitry Yadrov, kreu i Rosaviatsia.
“Për shkak të kësaj, në zonën e aeroportit të Groznit u prezantua një “Plan Tapeti”, duke parashikuar nisjen e menjëhershme të të gjithë avionëve nga zona e specifikuar. Përveç kësaj, ka pasur mjegull të dendur në zonën e aeroportit të Groznit”, shtoi ai."Këto janë fragmente raketash që dëmtuan sistemin hidraulik. Kontrollet e avionit funksionojnë në bazë të hidraulikës," tha për mediat Azerbajxhan piloti veteran piloti i Azerbajxhanit Tahir Agaguliev.
Stjuardesa Zulfuqar Asadov, e cila ishte në mesin e 29 të mbijetuarve në aeroplanin e rrëzuar, tha për mediat lokale se kishte “një lloj goditje të jashtme".
Zëdhënësi presidencial ukrainas Andriy Yermak ka thënë se Rusia duhet të mbahet përgjegjëse për rrëzimin.
Autoritetet kazake kanë trajtuar të plagosurit dhe kanë punuar ngushtë me Azerbajxhanin, por kanë refuzuar të japin detaje të hetimit.
Raportet në Baku sugjerojnë se Rusia dhe Kazakistani propozuan që një komitet nga Komonuelthi i Shteteve të Pavarura, një organizatë rajonale e dominuar nga Rusia, të hetonte rrëzimin, por Azerbajxhani kishte kërkuar një hetim ndërkombëtar në vend që të përfshinte vendet ish-sovjetike. /BBC