Limaj iu bën thirrje qytetarëve të respektojnë masat kundër koronavirusit

Limaj iu bën thirrje qytetarëve të respektojnë masat kundër koronavirusit

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka reaguar lidhur me rritjen e numrit të të infektuarve nga virusi COVID-19 dhe të vdekurve nga ky virus.

Limaj i ka shprehur ngushëllime të gjithë atyre që kanë humbur më të dashurit e tyre duke ndarë dhimbjen me ta.

Limaj në “Facebook”, shkruan se ditëve të fundit jemi dëshmitar të rritjes më të madhe të të infektuarve.

“I lus qytetarët që të respektojnë në përpikëri udhëzimet e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike dhe të profesionistëve të fushës në mënyrë që ta kalojmë bashkërisht këtë sfidë që ka prekur gjithë botën”, ka shkruar ndër të tjera Limaj në “Facebook”.

Postimi i plotë i Limajt:


Të nderuar qytetarë,

Ditëve të fundit jemi dëshmitar të rritjes së numrit të të infektuarve nga pandemia COVID-19 dhe rritjes së numrit të të vdekurve nga ky virus.

Të gjithë atyre që kanë humbur më të dashurit e tyre të prekur nga ky virus, në emrin tim dhe të Nismës Socialdemokrate iu shpreh ngushëllimet më të sinqerta dhe ndajmë dhimbjen me ta.

I lus qytetarët që të respektojnë në përpikëri udhëzimet e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike dhe të profesionistëve të fushës në mënyrë që ta kalojmë bashkërisht këtë sfidë që ka prekur gjithë botën.

Vendose maskën, mbaje distancën në mënyrë që ta ruajmë veten dhe të tjerët.

Lexo edhe

Video

error: