Limaj: Është koha që Rama të merr iniciativë për anëtarësimin e Kosovës në NATO

Limaj: Është koha që Rama të merr iniciativë për anëtarësimin e Kosovës në NATO

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka deklaruar se është koha që kryeministri i Shqipërisë Edi Rama të merr iniciativë për anëtarësimin e Kosovës dhe Bosnje e Hercegovinës në NATO.


Ai në një postim në Facebook ka shkruar se kjo iniciativë duhet t’i dorëzohet Asamblesë së NATO-s dhe ta fusin në rend të ditës në emër të sigurisë dhe paqes së kërcënuar në rajon.

“Është koha që në emër të sigurisë rajonale, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama të merr iniciativë për anëtarësimin e Kosovës dhe Bosnjës në NATO dhe të ftojë si bashkiniciator edhe vendet tjera të rajonit anëtare të NATO-s, të cilat kanë interes e shqetësim direkt për sigurinë e paqen në rajon, duke përfshirë Kroacinë, Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut dhe Slloveninë”, ka shkruar Limaj duke shtuar se NATO-ja duhet të miratojë në procedurë të veçantë pranimin e këtyre vendeve si anëtare të saj.

Lexo edhe

Video