Liljana Shubariq nga Lista Serbe: Sot, qytetarët zgjedhin si do të duket e ardhmja e tyre

Liljana Shubariq nga Lista Serbe: Sot, qytetarët zgjedhin si do të duket e ardhmja e tyre

Kandidatja e Listës Serbe për kryetare të komunës së Graçanicës, Liljana Shubariq, ka votuar këtë mëngjes në vendvotimin në Gushtericen e Ulët.


Ajo ka ftuar qytetarët që të dalin masovisht dhe të votojnë për të ardhmen e tyre.

“Sot është dita e demokracisë, dita ku qytetarët tonë zgjedhin jo vetëm përfaqësuesit e vet, por edhe siç do të duket edhe për të ardhmen e tyre. Unë besoj që qytetarët do t’i zgjedhin më të mirët për veten dhe për familjet e tyre. Dhe për këtë i ftoj që në numër sa ma të madh të dalin në vend votime dhe të realizojnë të drejtën e tyre për të votuar, sepse lufta për interesin e qytetarëve tanë, është luftë secilit prej nesh individualisht dhe për këtë duhet që secili të jetë i përgjegjshëm dhe ta jep kontributin e tij”, tha Shubariq.

Lexo edhe

Video

error: