Ligji i ri, Kurti pranon se ka mospajtime me veteranët e UÇK-së
Lajme
Lexohet për: 1 min.
10 muaj më parë
Linku u kopjua

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pranuar se ka mospajtime të thella me Organizatën e Veteranëve të Luftës për rregullimin e statusit të tyre.

Kurti, në seancën e sotme plenare, tha se pozicioni i tyre është që përmes hartimit të një ligji të ri të nis procesi verifikimin për veteranët, derisa nënvizoi se paga minimale është e ndarë prej pensionit të veteranëve.

“Është e vërtet se ka shumë muaj që nuk jemi takuar me përfaqësuesit të organizatave të luftës së UÇK-së, për shkak se ekziston një mospajtim i thellë”, tha ai, duke iu përgjigjur pyetjes së deputetes së PDK-së, Ganimete Musliu.

https://kosovapress.com/admin/kalon-propozimi-i-rrahmanit-per-pagen-minimale-deri-ne-500-euro-se-pranon-ministri-murati/

Pas pyetjeve parlamentare deputetët e Kuvendi i Kosovës shkuan në pauzë deri në orën 15:30./KosovaPress./

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024