Liga Unike, zhvillohet sot finalja mes Pejës dhe Golden Eagle Yllit

Liga Unike, zhvillohet sot finalja mes Pejës dhe Golden Eagle Yllit

Sot do të zhvillohet finalja e madhe e Ligës Unike, ku skuadra e Pejës do të përballet me Golden Eagle Yllin, në qytetin e Durrësit.

Po ashtu, do të kemi mundësinë që të ndjekim edhe ndeshjen për vendin e tretë mes Rahovecit dhe Goga Basket, përcjell KosovaPress.

Të dy skuadrat do ta kërkojnë me çdo kusht fitoren sot, pasi që është hera e parë që Kosova dhe Shqipëria kanë një ligë të përbashkët, dhe kështu do të synojnë që të marrin trofeun e parë të çmuar të Ligës Unike.

Sa i përket fazës së çerekfinales, Peja e kishte mposhtur Vllazninë kurse Golden Eagle Ylli siguroi fitore kundër Sigal Prishtinës. Ndërsa për të siguruar finalen e madhe, Peja mposhti Rahovecin kurse Golden Eagle Ylli mposhti Goga Basketin.


Pejanët në kabinetin e trofeve kanë shumë sosh, por do tw mundohen ta shtojnw edhe kwtw tw Ligës Unike, kurse në rast fitoreje të Golden Eagle Yllit, ky do të ishte trofeu i parë në histori të klubit.

Programin e sotëm për përballjet e Ligës Unike e gjeni më poshtë.

16:00 Ndeshja për vendin e tretë: Rahoveci-Goga Basket

19:00 Finalja: Peja-Golden Eagle Ylli

Lexo edhe

Video