Liga Unike zgjedh ushtruesin e detyrës për postin e drejtorit ekzekutiv

Liga Unike zgjedh ushtruesin e detyrës për postin e drejtorit ekzekutiv

Bordi i Ligës Unike ka marrë vendim sot që Granit Rugova të marrë postin e ushtruesit të detyrës së drejtorit ekzekutiv të kësaj gare.

Aktualisht, Rugova është drejtor i Përfaqësueseve të Kosovës ku edhe e ka përfunduar programin “Time Out 2.0” nga FIBA, përcjell KosovaPress.


Përvoja e Rugovës do të ndihmojë Ligën Unike që të vazhdojë funksionimin sipas marrëveshjes që nga themelimi.

Liga Unike bashkon klubet e Kosovës dhe ato të Shqipërisë, kurse në këtë edicion ka filluar edhe në konkurrencën e femrave.

Ish-basketbollisti i cili ka fituar shumë trofe në karrierën e tij do të fillojë punën menjëherë me klubet dhe partnerët në mënyrë që gjithçka të shkojë sipas planit.

Lexo edhe

Video