Liga e Konferencës/Shkëndija e pafat, eliminohet nga AIK në penallti

Liga e Konferencës/Shkëndija e pafat, eliminohet nga AIK në penallti

Një tjetër skuadër shqiptare ka garuar sot në Ligën e Konferencës, ku edhe e gjeti eliminimin në fazën e penalltive.

Skuadra shqiptare nga Maqedonia e Veriut, Shkëndija, është mposhtur në penallti nga skuadra suedeze, AIK, përcjell KosovaPress.

Koha e rregullt e ndeshjes përfundoi me shifrat 1:1, duke bërë që të nevojiteshin vazhdimet për ta përcaktuar fituesin.


As vazhdimet nuk e bënë atë gjë, kurse në fazën e penalltive, AIK triumfon me shifrat 3:2, kështu duke e eliminuar Shkëndijën nga Liga e Konferencës.

Ndeshja e parë mes këtyre dy skuadrave kishte përfunduar me rezultat të njëjtë sikurse sot, respektivisht me shifrat 1:1.

Rezultati final brenda dy ndeshjeve është 2:2, kurse në penallti është 3:2 në favor të AIK.

Lexo edhe

Video