Liga e Konferencës, nga sot fillon faza e grupeve

Liga e Konferencës, nga sot fillon faza e grupeve

Përveç Ligës së Kampionëve, po ashtu do të fillojë edhe sezoni i ri i Ligës së Konferencës, ku do të kemi dy përballje në kuadër të programit të sotëm.

Ndeshja më interesante do të jetë ajo mes gjigantit holandez Feyenoord dhe skuadrës së Maccabi Haifa, që do t’i takojë Grupit E, përcjell KosovaPress.

Përveç Feyenoord dhe Maccabi Haifa, në Grupi E gjenden edhe skuadra gjermane Union Berlin, dhe ajo çeke Slavia Prague.

Ndeshja tjetër e programit të sotëm është edhe ajo mes Maccabi Tel Aviv dhe skuadrës së Alashkert, e vlefshme për Grupin A.


Programin e plotë të ndeshjeve të sotme në Ligën e Konferencës e gjeni më poshtë.

Grupi A

16:30 Maccabi Tel Aviv – Alashkert (Stadiumi Bloomfield)

Grupi E

16:30 Maccabi Haifa – Feyenoord (Stadiumi Sammy Ofer)

Lexo edhe

Video