Liga e Konferencës/Laçin nuk e ndal kartoni i kuq, barazon si mysafirë me Petrocub

Liga e Konferencës/Laçin nuk e ndal kartoni i kuq, barazon si mysafirë me Petrocub

Skuadra shqiptare, Laçi, ka arritur sot të barazojë si mysafirë me skuadrën moldaveze, Petrocub, pavarësisht faktit se ishte me një lojtar më pak në fushë për më shumë se një orë lojë.

Pas plot 90’ minutave lojë të zhvilluara në stadiumin “Zimbru”, skuadra e Laçit barazon si mysafire me shifrat 0:0 kundër Petrocub, përcjell KosovaPress.

Të dy skuadrat kishin rastet e tyre për gol, ku gjatë tërë ndeshjes vendasit regjistruar plot 30 tentime për gol, krahas vetëm tri sosh sa kishte Laçi.


Laçi ishte i hendikepuar me një lojtar më pak në fushë, pas ndëshkimit me dy kartonë të verdhë, respektivisht me të kuq, të mesfushorit Sebastian Spahiu.

Spahiu u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë qysh në minutën e 27’ të ndeshjes, kështu duke e lënë skuadrën e tij me një lojtar më pak, por që kjo nuk e pengoi Laçin që të nxjerr një barazim si mysafirë, kështu duke e lënë të hapur çështjen se cila skuadër do ta sigurojë kualifikimin tutje për në Ligën e Konferencës.

Ndeshja e sotme mbyllet pa gola, kurse ndeshja e kthimit do të zhvillohet më datën 28 të këtij muaji në stadiumin e Laçit.

Lexo edhe

Video