Liga e Konferencës/Jo vetëm Vllaznia e Laçi, eliminimin e gjen edhe Tirana

Liga e Konferencës/Jo vetëm Vllaznia e Laçi, eliminimin e gjen edhe Tirana

Tri skuadra shqiptare e kanë gjetur sot eliminimin nga Liga e Konferencës, përfshirë këtu edhe kampionin e Superligës së Shqipërisë.

Pas Vllaznisë e Laçit, eliminimin nga garat evropiane e ka gjetur edhe skuadra e Tiranës, e cila ka pësuar humbje nga skuadra boshnjake, Zrinjski, përcjell KosovaPress.

Përgjatë 90’ minutave lojë të zhvilluara, në stadiumin “Bijelim Brijegom” u shënuan plot pesë gola, ku skuadra e Zrinjskit e ka mposhtur Tiranën me rezultat të ngushtë 3:2.


Golat për nikoqirët i shënuan Jankovic (minuta e 25’), Ticinovic (minuta e 36’) dhe Mario Cuze (minuta e 80’), kurse për Tiranën golashënues ishin Ismajlgeci (minuta e 51’) dhe Redon Xhixha (minuta e 83’).

Me fitoren e sotme, Zrinjski siguron kualifikimin tutje drejt raundit të tretë të Ligës së Konferencës pasi e eliminon me rezultat të përgjithshëm 4:2 skuadrën e Tiranës.

Ndeshja e parë që u zhvillua në stadiumin “Air Albania” përfundoi me fitore minimale 1:0 të skuadrës boshnjake.

Lexo edhe

Video