Liga e Konferencës/Gjyqtari kosovar do të ndajë drejtësinë mes Rigas e Hibernians

Liga e Konferencës/Gjyqtari kosovar do të ndajë drejtësinë mes Rigas e Hibernians

Përveç paraqitjeve nga skuadrat kosovare në garat evropiane, edhe gjyqtarët tanë po arrijnë të bëjnë paraqitjet e tyre në arenën ndërkombëtare.

Tani është konfirmuar që gjyqtarët kosovarë do të ndajnë drejtësinë në ndeshjen e raundit të tretë të Ligës së Konferencës mes Rigas dhe skuadrës së Hibernians, përcjell KosovaPress.


Genz Nuza do të jetë ai i cili do ta drejtojë këtë ndeshje, kurse atë do ta asistojnë Fatlum Berisha dhe Bujar Selimaj kurse gjyqtar i katërt do të jetë Mervan Bejtullahu.

Ky ndeshje do të zhvillohet të enjten me fillim nga ora 18:00, në Letoni.

Lexo edhe

Video