Liga e Konferencës/Gjilani kërkon të mbrojë rezultatin ndaj Liepajas

Liga e Konferencës/Gjilani kërkon të mbrojë rezultatin ndaj Liepajas

Sot me fillim nga ora 16:00 do të zhvillohet ndeshja mes skuadrës së Liepajas dhe asaj kosovare, SC Gjilani, njëkohësisht kjo ndeshja hapëse e programit të sotëm të Ligës së Konferencës.

Gjilani do të kërkojë me çdo kusht që të mbrojë rezultatin, pasi që edhe barazimi do t’i konvenonte skuadrës së Zekirija Ramadanit për të siguruar biletën për në raundin tjetër, përcjell KosovaPress.


Gjilanasit e nisën aventurën në këtë garë javën e kaluar, ku mposhtën letonezët me rezultat minimal 1:0, përmes golit të Albert Dabiqajt në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Ndeshja do të zhvillohet në stadiumin “Daugava” në Liepaj me fillim nga ora 16:00 në kohën tonë lokale.

Lexo edhe

Video