Liga e Konferencës/Eliminohet edhe Laçi, turpërohet nga moldavët e Petrocub

Liga e Konferencës/Eliminohet edhe Laçi, turpërohet nga moldavët e Petrocub

Pas Vllaznisë, edhe një tjetër skuadër nga Superliga e Shqipërisë ka gjetur eliminimin në kualifikimet drejt Ligës së Konferencës.

Bëhet fjalë për skuadrën e Laçit, e cila si vendase është mposhtur nga skuadra moldave, Petrocub, përcjell KosovaPress.

Pas plot 90’ minutave lojë u shënuan plot pesë gola në stadiumin “Elbasan Arena”, ku Laçi është turpëruar në shtëpi me rezultat 4:1 nga Petrocubi.


Golin e vetëm për nikoqirët e shënoi Mentor Mazrekaj, i cili ishte ai që e zhbllokoi rezultatin në ndeshjen e sotme në minutën e 38’.

Ndërkaq, protagonistë në fitoren e Petrocub ishin Vladimir Ambros me dy gola, dhe Corneliu Cotogoi e Maxim Cojocaru me nga një gol.

Laçi barazoi pa gola në ndeshjen e parë si mysafirë në Moldavi, kurse pëson humbje në shtëpi me shifrat 4:1, kështu duke u eliminuar nga Liga e Konferencës në raundin e dytë të kualifikimeve.

Lexo edhe

Video