Kombëtarja e Kosovës e femrave e ka nisur sot aventurën në Ligën e Kombeve kundër Bullgarisë.
“Dardanet” e zhvilluan ndeshjen e parë të Ligës C si mysafire, ku barazuan pa gola 0:0 me Bullgarinë, raporton KosovaPress.
Vashat kosovare treguan paraqitje të mirë, dhe arrijnë të arkëtojnë një pikë tejet të vlefshme ndaj Bullgarisë si mysafire.
Me pikën e re, Kosova renditet në vendin e dytë të Grupit 5 të Ligës C me një pikë, krahas Bullgarisë që renditet në vendin e parë me katër pikë, por me një ndeshje më shumë të zhvilluar.
Kosova gjendet në të njëjtin grup me Bullgarinë dhe Maqedoninë e Veriut.
Rezultati final, 0:0.