Kanë përfunduar të gjitha ndeshjet e programit të sotëm të Ligës së Kombeve, të vlefshme këto për xhiron e tretë të fazës kualifikuese të këtij edicioni.
Kemi disa rezultate tejet interesante përgjatë të gjitha ligave, ku në Ligën A, Kombëtarja e Kroacisë shënoi fitore kundër Danimarkës, kurse Franca barazoi në udhëtim me Austrinë.
Ndërkaq, sytë e publikut shqiptar ishin nga ndeshja që zhvillohej në “Air Albania”, aty ku Shqipëria u mposht si vendase me rezultat të ngushtë 2:1 nga Izraeli, përcjell KosovaPress.
Rezultatet e të gjitha ndeshjeve të sotme në Ligën e Kombeve i gjeni më poshtë.
Liga A Grupi 1
Austria 1:1 Franca
Danimarka 0:1 Kroacia
Liga B Grupi 2
Shqipëria 1:2 Izraeli
Liga C Grupi 3
Azerbajxhani 0:1 Sllovakia
Bjellorusia 1:1 Kazakistani
Liga D Grupi 1
Moldavia 2:4 Letonia
Andorra 2:1 Lihtenshtajni