Liga e Kampionëve/Villarreali mposht Atalantan, siguron biletën e fundit drejt eliminatoreve

Liga e Kampionëve/Villarreali mposht Atalantan, siguron biletën e fundit drejt eliminatoreve

Ka përfunduar ndeshja e fundit e xhiros së gjashtë të fazës së grupeve në Ligën e Kampionëve, ku skuadra spanjolle Villarreal ka siguruar biletën drejt fazës eliminatore të kësaj gare.

Villarreali e ka mposhtur si mysafirë me rezultat të ngushtë 3:2 skuadrën e Atalantas, përcjell KosovaPress.

Ndeshja e sotme ishte paraparë të zhvillohej mbrëmë, por për shkak të reshjeve të mëdha të borës, takimi u zhvillua sot.

Fillimisht, rezultatin i pari e zhbllokoi sulmuesi anësorë Arnaut Danjuma, i cili shënon për ta dërguar Villarrealin në epërsi prej 1:0 në minutën e 3’ të ndeshjes. Epërsinë në 2:0 për skuadrën spanjolle e dyfishoi mesfushori Etienne Capoue në minutën e 42’.


Pjesën e dytë e filloi më mirë skuadra mysafire, ku Danjuma shënon golin e dytë personal dhe të tretin për Villarrealin në minutën e 51’.

Atalanta filloi të rikthehet në lojë në minutën e 71’, ku gjeti golin e parë përmes Malinovskyt, ndërsa rezultatin në 3:2 e ngushtoi sulmuesi Duvan Zapata në minutën e 80’.

Goli i Zapatas doli të ishte i fundit në ndeshje. Ku me rezultat 3:2 Villarreal mposht në stadiumin “Gewiss” skuadrën e Atalantas.

Me pikët e reja, Villarreal renditet në vendin e dytë në Grupin F me gjithsej 10 pikë, katër sosh më shumë se kundërshtari i sotëm Atalanta që zë vendin e tretë në tabelë.

Rezultati final i ndeshjes është 3:2 në favor të Villarreal.

Lexo edhe

Video