Liga e Kampionëve, spikat ndeshja mes Manchester United e Atletico Madrid

Liga e Kampionëve, spikat ndeshja mes Manchester United e Atletico Madrid

Gara më prestigjioze evropiane, ajo e Ligës së Kampionëve, rikthehet sot me dy përballje tejet interesante, të vlefshme këto për ndeshje e kthimit të fazës së eliminatoreve.

Të dy ndeshjet e programit të sotëm do të zhvillohen me fillim nga ora 21:00, ku spikat ajo mes gjigandit anglez Manchester United dhe kampionit spanjoll Atletico Madrid, përcjell KosovaPress.

Ndërkaq, krahas këtij takimi do të zhvillohet edhe ndeshja në stadiumin “Johan Cruijff Arena” mes gjigandit holandez Ajax dhe skuadrës së Benficas.


Pas Bayern Munich, Liverpool, Real Madrid e Manchester City, ku të gjitha këto siguruan kualifikimin tutje, sot do të mësojmë dy skuadrat e radhës të cilat iu bashkohen në çerekfinale.

Programin e plotë të ndeshjeve të sotme në Ligën e Kampionëve e gjeni më poshtë.

21:00 Ajax – Benfica (Stadiumi Johan Cruijff Arena)

21:00 Manchester United – Atletico Madrid (Stadiumi Old Trafford)

Lexo edhe

Video