Liga e Kampionëve/Shkupi kërkon fitore heroike kundër Dinamo Zagrebit, ja formacionet zyrtare – foto

Liga e Kampionëve/Shkupi kërkon fitore heroike kundër Dinamo Zagrebit, ja formacionet zyrtare – foto

Sonte me fillim nga ora 21:00 do të zhvillohet ndeshja tejet interesante mes skuadrës shqiptare nga Maqedonia e Veriut, Shkupit dhe gjigantit kroat, Dinamo Zagreb.

Ndeshja e sotme i takon raundit të kualifikimeve drejt garës më prestigjioze evropiane, asaj të Ligës së Kampionëve, përcjell KosovaPress.


Ndeshja e parë e cila u zhvillua në stadiumin “Maksimir” të Zagrebit, përfundoi e barabartë pa gola, respektivisht 0:0, ku shkupjanet arritën rezultat fantastik si mysafirë.

Ndërkaq, Shkupi sot do të kërkojë me çdo kusht fitoren heroike kundër gjigantit kroat, fitore kjo e cila do t’ia siguronte kualifikimin tutje shkupjanëve drejt Ligës së Kampionëve.

Të dy trajnerët kanë vendosur me cilët lojtarë do ta fillojnë këtë ndeshje, dhe formacionet zyrtare i gjeni më poshtë.

Lexo edhe

Video