Liga e Kampionëve, ndeshja më interesante ajo mes Manchester City dhe PSG

Liga e Kampionëve, ndeshja më interesante ajo mes Manchester City dhe PSG

Gara më prestigjioze evropiane, ajo e Ligës së Kampionëve do të vazhdojë sot me xhiron e pestë të fazës së grupeve, ku do të kemi disa ndeshje tejet interesante.

Fillimisht, programin e sotëm do ta hapin dy ndeshje nga orari 18:45, ku skuadra e Ajaxit është mysafire e Besiktasit, kurse skuadra e Interit e pret në shtëpi Shakhtar Donetskin.

Ndërsa, i gjithë fokusi sot do të jetë te derbi mes skuadrës angleze Manchester City dhe gjigandit francez Paris Saint-Germain, ku të dy skuadrat ende nuk e kanë siguruar biletën drejt eliminatoreve, përcjell KosovaPress.

Krahas këtij derbi do të zhvillohet edhe ndeshja tjetër interesante mes Atletico Madridit dhe AC Milan, ku ky i fundit do të synojë të regjistrojë fitoren e parë në këtë edicion të Ligës së Kampionëve.

Programin e plotë të ndeshjeve të sotme në Ligën e Kampionëve e gjeni më poshtë.

Grupi A

21:00 Club Brugge – RB Leipzig

21:00 Manchester City – Paris Saint-Germain


Grupi B

21:00 Atletico Madrid – AC Milan

21:00 Liverpool – Porto

Grupi C

18:45 Besiktas – Ajax

21:00 Sporting – Borussia Dortmund

Grupi D

18:45 Inter – Shakhtar Donetsk

21:00 FC Sheriff – Real Madrid

Lexo edhe

Video

error: