Krahas ndeshjeve në Ligën e Evropës dhe atyre në Ligën e Konferencës, momentalisht është duke u zhvilluar edhe ndeshja mes Atalantas dhe Villarreal, e vlefshme kjo për Ligën e Kampionëve.
Ndeshja parashihej që të zhvillohej mbrëmë, por për shkak të reshjeve të borës është shtyrë për sot, përcjell KosovaPress.
Tani, pas 45’ minutave lojë të zhvilluar, skuadra e Villarrealit gjendet në epërsi prej 2:0 si mysafirë i Atalantas.
Fillimisht, rezultatin e zhbllokoi sulmuesi anësorë Arnaut Danjuma, i cili kalon Villarrealin në epërsi rej 1:0 në minutën e 3’ të ndeshjes.
Rezultatin në 2:0 e thelloi mesfushori Etienne Capoue në minutën e 42’ të ndeshjes, pas asistimit të Moi Gomez.
Rezultati momental është 2:0 në të mirë të skuadrës spanjolle.