Liga e Kampionëve; Ja rezultatet e ndeshjeve të sotme

Liga e Kampionëve; Ja rezultatet e ndeshjeve të sotme

Gara më prestigjioze evropiane e njohur ndryshe edhe si Liga e Kampionëve është rikthyer sot me disa ndeshje tejet interesante në kuadër të xhiros së dytë të sezonit të ri 2021/22.

Gjatë programit të sotëm, kemi pasur mundësinë të përcjellim disa ndeshje tejet interesante, ndër to edhe ajo mes Paris Saint-Germain e Manchester Cityt, përcjell KosovaPress.

PSG regjistroi fitore solide 2:0 kundër skuadrës së Manchester Cityt, në një ndeshje ku golashënues ishte ylli argjentinas Lionel Messi. Ky i fundit shënoi golin e tij të parë në fanellën e gjigandit francez.

Ndeshje interesante ishte edhe ajo mes Liverpoolit e Portos, ku “Të Kuqtë” shkatërruan skuadrën portugeze me rezultat 5:1.

Në anën tjetër, befasia më e madhe për sot ishte skuadra nga Moldavia Sheriff Tiraspol, e cila e mposhti me rezultat të ngushtë 2:1 gjigandin spanjoll Real Madrid.

Rezultatet e ndeshjeve të sotme në Ligën e Kampionëve i gjeni më poshtë.

Grupi A

Paris Saint-Germain 2 – 0 Manchester City

RB Leipzig 1 – 2 Club Brugge


Grupi B

AC Milan 1 – 2 Atletico Madrid

FC Porto 1 – 5 Liverpool

Grupi C

Ajax 2 – 0 Besiktas

Borussia Dortmund 1 – 0 Sporting CP

Grupi D

Shakhtar Donetsk 0 – 0 Inter

Real Madrid 1 – 2 Sheriff Tiraspol

Lexo edhe

Video