Liga e Kampionëve/Ja formacionet zyrtare të Atalantas dhe Villarrealit

Liga e Kampionëve/Ja formacionet zyrtare të Atalantas dhe Villarrealit

Me fillim nga ora 19:00 do të fillojë ndeshja mes Atalantas dhe Villarrealit, e vlefshme për xhiron e gjashtë dhe të fundit të fazës së grupeve në Ligën e Kampionëve.

Kjo ndeshje supozohej që të zhvillohej mbrëmë, por kushtet atmosferike u bënë shkaktar që ndeshja të shtyhej për sot, përcjell KosovaPress.

Të dy këto skuadra janë në garë për ta siguruar biletën e fundit drejt fazës eliminatore të kësaj gare, ku në Grupin F pas pesë ndeshjeve, Villarreal zë vendin e dytë me shtatë pikë, një më shumë se Atalanta në vendin e tretë.

Në xhiron e fundit të zhvilluar në këtë garë, Villarreal pësoi humbje nga Manchester United me rezultat 2:0, kurse Atalanta barazoi me rezultat 3:3 me skuadrën e Young Boys.


Sa i përket ndeshjes së sotme, te të dy skuadrat do të ketë probleme me mungesa të lojtarëve, ku për Atalantan nuk paraqitet Gosens, kurse te Villarreal do të mungojnë Aurier dhe Coquelin.

Tanimë, të dy trajnerët kanë publikuar formacionet me të cilat do ta fillojnë këtë ndeshje, dhe ato zyrtare i gjeni më poshtë.

Atalanta (3-4-1-2): Musso; Toloi, Demiral, Palomino; Hateboer, De Roon, Freuler, Maehle; Pessina; Ilicic, Zapata

Villarreal (4-4-2): Rulli; Estupian, Torres, Albiol, Foyth; Moreno, Parejo, Capoue, Gomez; Danjuma, Moreno

19:00 Atalanta – Villarreal (Stadiumi Gewiss)

Lexo edhe

Video