Liga e Kampioneve, “Djajtë e Kuq” presin në shtëpi Atalantan

Liga e Kampioneve, “Djajtë e Kuq” presin në shtëpi Atalantan

Gara më prestigjioze evropiane e njohur ndryshe si Liga e Kampionëve do të vazhdoj sot me disa ndeshjet tejet interesante, të ndara në dy orare, njëri nga ora 18:45 dhe të fundit nga ora 21:00.

Dy ndeshje në programin e sotëm do të zhvillohen nga ora 18:45, ku Barcelona e pret në shtëpi skuadrën e Dynamo Kyiv, kurse Wolfsburgu do të jetë mysafirë i RB Salzburg, përcjell KosovaPress.

Në anën tjetër, ndeshja kryesore e ditës së sotme do të fillojë nga ora 21:00 ku Manchester United pret në shtëpi, në stadiumin “Old Trafford” skuadrën italiane Atalanta.

Po ashtu, ndeshje do të zhvillojnë edhe skuadrat si Chelsea e Bayern Munich, ku “Blutë” e Londrës zhvillojnë ndeshje si vendas kundër Malmos, kurse gjigandi gjerman do të jetë mysafirë i Benficas.

Programin e plotë të ndeshjeve të sotme të xhiros së tretë të sezonit të ri 2021/22 e gjeni më poshtë.

Grupi E

18:45 Barcelona – Dynamo Kyiv (Stadiumi Camp Nou)

21:00 Benfica – Bayern Munich (Stadiumi Da Luz)


Grupi F

21:00 Manchester United – Atalanta (Stadiumi Old Trafford)

21:00 Young Boys – Villarreal (Stadiumi Wankdorf)

Grupi G

18:45 RB Salzburg – Wolfsburg (Stadiumi Red Bull Arena)

21:00 Lille – Sevilla (Stadiumi Pierre-Mauroy)

Grupi H

21:00 Chelsea – Malmo FF (Stadiumi Stamford Bridge)

21:00 Zenit St. Petersburg – Juventus (Stadiumi Gazprom Arena)  

Lexo edhe

Video

error: