Lajme   Biznes   Sport   Covid-19   Video   Kulturë   Magazina   Ngjarje

Liga e Kampionëve 2021/22 – Të gjitha të rejat që duhet t’i dini

Liga e Kampionëve 2021/22 – Të gjitha të rejat që duhet t’i dini

Edicioni i 67 i garës më të madhe evropiane, i 30 prej që është emëruar UEFA Liga e Kampionëve, është paraparë që edicionin 2021/22 ta zhvillojë brenda datave 22 qershor 2021 deri më 28 maj 2022.

Edicioni 2021/22 i Ligës së Kampionëve do të përbëhet prej 26 skuadrave që kualifikohen automatikisht dhe prej gjashtë skuadrave të cilave ju nevojitet faza e “Play-Off” për tu kualifikuar, përcjell KosovaPress.

Më poshtë e gjeni të bashkangjitur sistemin se si do të kualifikohen ekipet në Ligën e Kampionëve, në bazë të ligave përkatëse për edicionin 2021/22.

2020/21 UEFA Fituesi e Ligës së Kampionëve, 2020/21 UEFA Fituesi i Ligës së Evropës, Spanjë – 4 ekipe, Angli4 ekipe, Gjermani4 ekipe, Itali4 ekipe, Francë2 ekipe, Portugali2 ekipe, Rusi1 ekip, Belgjikë1 ekip, Ukrainë1 ekip dhe Holandë1 ekip.

Po ashtu nga UEFA është shpjeguar edhe si do të funksionojë kualifikimi së bashku me data se kur do të zhvillohen ndeshjet.

Gjatë edicionit 2020/21 shkaku i pandemisë Covid-19, është prezantuar që në atë edicion të zhvillohen ndeshjet me formatin e vetëm një ndeshjeje për tu zhvilluar, kurse edicionin e ri 2021/22 UEFA ka konfirmuar se të gjitha ndeshjet do të zhvillohen me formatin e vjetër, respektivisht me ndeshje si vendas dhe mysafirë.

Faza e grupeve

14/15 shtator 2021: Ndeshjet e javë së 1

28/29 shtator 2021: Ndeshjet e javë së 2


19/20 tetor 2021: Ndeshjet e javë së 3

2/3 nëntor 2021: Ndeshjet e javë së 4

23/24 nëntor 2021: Ndeshjet e javë së 5

7/8 dhjetor 2021: Ndeshjet e javë së 6

Faza e eliminatorëve

15/16/22/23 shkurt dhe 8/9/15/16 March 2022: Raundi i 16

5/6 dhe 12/13 prill 2022: Çerekfinalet

26/27 dhe 3/4 maj 2022: Gjysmëfinalet

28 maj 2022: Finalja

Finalja e Ligës së Kampionëve e edicionit 2021/22 do të zhvillohet në stadiumin “Saint Petersburg” në Rusi. Ky stadium është dizajnuar nga arkitekti japonez Kisho Kurokawa, dhe është stadiumi i skuadrës ruse Zenit St. Petersbourg që nga viti 2017.

Lexo edhe

Video

1 Koment

Komentet janë të mbyllura.

error: