Liga e Evropës/ Pesë gola të shënuara në pjesët e para të dy ndeshjeve, ja rezultatet

Liga e Evropës/ Pesë gola të shënuara në pjesët e para të dy ndeshjeve, ja rezultatet

Kanë përfunduar 45 minutat e para të dy ndeshjeve të para gjysmëfinale të Ligës së Evropës ku po ballafaqohen Manchester United – Roma dhe Villarreal – Arsenal.


Në stadiumin “Old Trafford” është duke ndodhur befasia e madhe ku Roma është duke avancuar me rezultat 2-1 me golat e realizuara nga Pellegrini dhe Dzeko edhe pse United ishin të parët që kaluan në epërsi me golin e mesfushorit Bruno Fernandez, përcjell KosovaPress.

Në ndeshjen tjetër, skuadra spanjolle Villarreal është duke avancuar me rezultat 2-0 ndaj Arsenalit derisa golat u shënuan nga Trigueros dhe Albiol në minutat 5’ dhe 29’.

Lexo edhe

Video

error: