Liga e Evropës/Përfundon pjesa e parë mes Galatasaray dhe Marseille

Liga e Evropës/Përfundon pjesa e parë mes Galatasaray dhe Marseille

Ka përfunduar pjesa e parë në ndeshjen mes skuadrës së Galatasarayt dhe asaj të Marseille, ku momentalisht në avantazh gjendet skuadra nikoqire.

Skuadra e Galatasaray pas 45’ minutave lojë të zhvilluar gjendet në epërsi prej 2:0 kundër Marseille, përcjell KosovaPress.

Fillimisht, rezultatin e zhbllokoi mesfushori Alexandru Cicaldau, i cili kalon gjigandin turk në epërsi në minutën e 12’ të ndeshjes.

Epërsinë në 2:0 e thelloi mbrojtësi kroat Caleta-Car, i cili shënon gol në portën e tij, respektivisht shënon autogol në minutën e 30’ të ndeshjes.

Rezultati pas pjesës së parë është 2:0 në favor të Galatasaray.

Krahas ndeshjes mes Galatasaray dhe Marseille, janë duke u zhvilluar edhe shtatë ndeshje të tjera në Ligën e Evropës dhe rezultatet e tyre në pjesët e para i gjeni më poshtë.

Bayer Leverkusen 1 – 1 Celtic


Real Betis 1 – 0 Ferencvaros

Crvena zvezda 0 – 0 Ludogorets

Dinamo Zagreb 1 – 1 Genk

Galatasaray 2 – 0 Marseille

Lokomotiv Moscow 0 – 0 Lazio

Midtjylland 1 – 1 Braga

Rapid Wienna 0 – 2 West Ham United

Lexo edhe

Video

error: