Liga e Evropës dhe Liga e Konferencës, sot hidhet shorti për fazën e grupeve

Liga e Evropës dhe Liga e Konferencës, sot hidhet shorti për fazën e grupeve

Pasi që mësuam shortin e fazës së grupeve në Ligën e Kampionëve, sot do të mbahet ceremonia e hedhjes së shortit në Ligën e Evropës dhe në Ligën e Konferencës për sezonin 2021/22.

12 skuadra nga e gjithë Evropa siguruan plasmanin tutje pasi nuk arritën të kualifikoheshin për në Ligën e Kampionëve. Kurse, 10 skuadra u kualifikuan nga ndeshjet eliminatore në Ligës së Evropës, përcjell KosovaPress.


Në anën tjetër, sa i përket Ligës së Konferencës, 10 skuadra që nuk arritën të kualifikoheshin në Ligën e Evropës i bashkohen 22 skuadrave që siguruan kualifikimin nga faza eliminatore e kësaj gare.

Shorti i Ligës së Evropës do të fillojë nga ora 12:00, kurse menjëherë me fillim nga ora 12:30 pritet të fillojë shorti i Ligës së Konferencës.

Lexo edhe

Video