Liga 1 e Francës, derbi mes Lyon e Monaco

Liga 1 e Francës, derbi mes Lyon e Monaco

Liga 1 e Francës do të vazhdojë me xhiron e 10 të sezonit të ri 2021/22, ku do të kemi dy ndeshje interesante në programin e sotëm.

Ndeshja kryesore do të zhvillohet në stadiumin “Parc Olympique Lyonnais” ku skuadra e Xheran Shaqirit Lyon e pret në shtëpi Monacon, përcjell KosovaPress.

Po ashtu, ndeshje do të zhvillojë edhe kampioni aktual francez Lille si mysafirë kundër skuadrës së Elbasan Rashanit Clermont.

Pas nëntë ndeshjeve të zhvilluara, Monaco zë vendin e gjashtë me 14 pikë, krahas Lyon që pozicionohet në vendin e 10 me gjithsej 13 pikë.


Në anën tjetër, kampioni Lille nuk është duke kaluar nëpër një formë të mirë, ku pas nëntë ndeshjeve zë vendin e tetë në tabelë me 14 pikë, kurse Clermont pozicionohet në vendin e 15 me vetëm 10 pikë.

Programin e plotë të ndeshjeve të sotme në Ligën 1 të Francës e gjeni më poshtë.

17:00 Clermont – Lille (Stadiumi Gabriel Montpied)

21:00 Lyon – Monaco (Stadiumi Parc Olympique Lyonnais)

Lexo edhe

Video

error: