Liepaja eliminon Gjilanin nga Liga e Konferencës

Liepaja eliminon Gjilanin nga Liga e Konferencës

Skuadra e Gjilanit i ka dhënë fund aventurës në këtë edicion të garave evropiane pas është eliminuar nga skuadta lituaneze, Liepaja, pas dy ndeshjeve me rezultat të përgjithshëm 3-2.

Pasi fitoi në ndeshjen e parë në “Fadil Vokrri” me rezultat minimal 1-0, skuadra e trajnerit Zekirja Ramadnai është mposhtu si mysafire me rezultat 3-1, raporton KosovaPress


Vendasit kaluan në epërsi në minutën e 49’ me golin e Karasauskas, por Gjilani barazoi pas vetëm dy minutave me golin e Krasniqit.

Por, Liepaja riktheu sërish epërsinë prej një goli në minutën e 64’ dhe realizues ishte Belakovic, kurse për 3-1 dhe kualifikimin e Liepajës në raundin tjetër të kësaj gare, realizoi Dodo në minutën e 88’ nga penalltia.

Lexo edhe

Video