Lajme   Biznes   Sport   Covid-19   Video   Kulturë   Magazina   Ngjarje

Lideri pakontestueshem, Albin Kurti dhe zgjimi demokratik i popullit…!

Lideri pakontestueshem, Albin Kurti dhe zgjimi demokratik i popullit…!

Agim Vuniqi

Albin Kurti (i lindur më 24 mars , 1976) është politikan dhe aktivist i Kosovës, i cili do të shërben si Kryeministri i katert dhe kryeministri i gjashte në ardhje i Kosovës. 14 shkurti 2021 do te mbahet mend si dita e kthesave te medha demokratike. Ai është gjithashtu drejtuesi i lëvizjes dhe partisë politike, Vetëvendosje.


Ai erdhi në pah si lider i pakontestueshem i te rinjeve më 1997, si nënkryetar i Unionit Studentor të Universitetit të Prishtinës, dhe organizator kryesor i demonstratave jo të dhunshme në 1997 dhe 1998. Kur Adem Demaçi u bë përfaqësues politik i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Kurti punoi në zyrën e tij. Ai ka qenë anëtar i Asamblesë së Kosovës që nga viti 2010 në tre legjislatura radhazi. Ai, më 3 shkurt, 2020, para kuvendarëve paraqiti  ekspozen e programit qeverisës për 4 vjet.

Fjala e tij e shumëpritur në foltoren e parlamenti rriti shpresat e qytetarëve se do të ketë ndryshime esenciale në jetën e qytetarëve. Përkundruall gëzimit popullor, mandatimi i tij për kryeministër shkaktoi dëshprim të dukshëm në akterët e deridjeshëm të pushtetit që i pasuruan duke vjedhur dhe plaçkitur buxhetin e Kosovës, dhe me vendimet a anakronike dhe qyqarllekun e tyre ndaj Serbise demtuan interesat gjostrategjike te Kosoves, prandaj u bene te gjithe kunder Kurtit dhe me mjete jodemokratike dhe antikushtetuese, e permbysen vullnetin demokratik te popullit.

Edhe tash po duken sheshazi perpjekjet e mujshareve politike për te penguar Kurtin në rrugetimin e tij demokratik me masa administrative, por ashtu sic ndodhe gjithmone sharra e tyre e vjeter do te hase në gozhde dhe do te thehet nga vullneti demokratik i popullit. Binomi Albin Kurti dhe Vjosa Osmani do t’i shembin klishet dhe metodat e “bolshevikeve” modern, duke ngritur flakadanin e lirise dhe demokracise popullore, qe buron nga populli.

Lexo edhe

Video

error: